Dr. Seref Mentese

Seref MenteseKush eshte Seref Metese?
Seref Mentese eshte me nenshtetesi Turke i lindur ne 1971 dhe rritur ne Gjermani. Pasi ka mbaruar gjimnazin ne Gjermani ne vitin 1987 ka provuar te studjoj per mjeksi mirepo e ka lene universitetin pa e filluar mire.
Me pas, ne vitet 2009-2011 ka studjuar me korespondence per shkenca politike ne nje universitet amerikan  te pa akredituar nga ndonje institut arsimor amerikan. Po ne te njejten menyre ka bere dhe doktoraturen, pra me korrespondence ne nje universitet amerikan po dhe ku i pa akredituar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Pra gjithkush qe paguan dollaret e duhur mund te marri nje dipllome si e ka marre Dr. Seref Mentese.

Edhe pse ne Turqi eshte e paligjshme te perdoresh shtesa si Dr. nese nuk je i tille ai edhe sot e perdor kete shtese ne emrin e tij vetem e vetem per marketing. Kujt i besojne njerezit, nje njeriu pa shkolle dhe arsimin e duhur, qe mezi ka mbarruar gjimnazin apo dike qe ka mbaruar edhe universitetin dhe ka bere dhe doktoraturen pas tij? Sigurisht qe ketij te dytit apo jo? 🙂

Ne vitin 1996 ka marr pjese ne nje firme network marketing ne Gjermani ne sektorin e VOIP mirepo pasi kjo firme eshte diktuar nga shteti Gjerman qe ka qene skeme piramidale (Ponzi Scheme) ku leket fitoheshin nga rekrutimi i njerezve ne piramide dhe jo nga shitja e produktit eshte detyruar te largohet nga ajo pune dhe te kthehet ne Turqi.

Ne Turqi ka provuar fatin ne politike por dhe aty ska patur shanc. Me pas i eshte kthyer zanatit te vjeter, ate te network marketing ne Turqi dhe ka mar pjese ne disa firma te ndryshme, kryesisht ne sektorin herbalist. Dhe ne nje periudhe e quante veten Herbalist Profesional.

Me pas ndoshta e keni degjuar, ai u be drejtor i pergjithshem i Qnet, ose e quajtur ndryshe Quest Net. Gjithashtu dhe kjo ne firme Network Marketing me nje sistem binar (nje majtas nje djathtas) si Mega Holdings dhe gjithashtu dhe kjo me qender ne Azi. Azia dhe sidomos vendet si Malajzia ose Hong Kongu jane qendra e ketyre firmave per te vetmin fakt sepse jane parajsa edhe nga ana fiskale edhe nga ana ligjore.
QNet u ndalua ne Turqi ne 2013 pasi shume persona u ankuan ne prokurori per kete mashtrim piramidal. Shume persona u denuan dhe shume te tjere munden tja dilnin paq. Njeri prej tyre ishte Seref Mentese.

Pasi aventura me Qnet mbaroi ne Turqi ai po kerkonte nje aventure tjeter dhe para i doli Mega Holding. Mega Holdings edhe pse zyrtarisht ndodhet me qender ne Azi vendlindja e idese dhe qendra e saj e vertete eshte Turqia.

Ne mbledhjet e Mega Holding ne Turqi Seref Mentese ta shfaqet si nje orator, qe flet per tema si zhvillimi personal duke perdorur fjali motivuese te huazuara dhe asgje tjeter me vlere. Ofendon ata qe punojne 9:00 – 17:00 , i etiketon si budallenj dhe ata qe futen ne Mega Holdings si sipermarresit e shekullit.