Falimentimi i Mega Holdings

Pershendetje,
Ky grafiku me poshte eshte mare nga Google Trends per termin mega holdings. Per ata qe nuk e dine, google trends ju tregon se sa eshte kerkuar nje term i vecante ne google nder vite.

 

Ne ditet e sotme kur dikush degjon rreth nje oferte nga nje kompani gjeja e pare qe mund te beje eshte te kerkoj ne internet akoma me shume informacion per ate kompani apo jo?

Me larte mund te shihet qarte qe interesi per mega holdings ka ardhur pak a shume ne mars te 2013 dhe kulmi ka qene ne dhjetor 2014 – janar 2015 dhe interesi rreth tij ka rene pas gushtit te 2015. Pra interesi me i madh rreth mega holdings perkon fiks me kohen qe ka patur kulmin e tij ne Shqiperi.

Duke shikuar gjithashtu shtetet se ku kerkohet rreth ketij termi mund te shohim qe Shqiperia kryeson ne rradhe duke ndjekur Turqine (Burimin e kesaj skeme piramidale dhe mashtrimi) dhe pastaj me Qipron (pjesen veriore te jetuar nga turqit), Irakun dhe Gjermanine (fale 3 milion turqve qe jetojne atje).

Pra vetem nga ky grafik mund te shohim qarte dy genjeshtra te rendomta qe liderat, direktoret apo trainerat i thone atyre qe kane poshte tyre apo atyre qe perpiqen ti fusin ne sistem.

 

  1. Firme Globale: Mund ta shihni qarte se ne cfare  shtetesh eshte perhapur kjo skeme piramidale.
  2. Firme shume vjecare: Prej ketu gjithashtu mund te shihet qarte qe Mega Holdings eshte krijuar ne 2012 ! dhe sic u thuhet njerezve, jo ne 1999 jo keshtu e jo ashtu .

Detajet e ketij grafiku me larte mund ti gjeni tek https://trends.google.com/trends/explore?date=all&q=%22mega%20holdings%22

Dhe nje gje tjeter per ta kuptuar ata qe jane akoma ne kete sistem apo po mundohen te nxjerrin leket qe kane futur duke mashtruar te tjere te futen ne sistem. Vetem duke pare grafikun me larte mund ta kuptoni fare mire perse koka kryesore si Enes Olgun apo kokat kryesore ne Shqiperi Erdi Luca dhe Urim Shehu e kane lene kompanine dhe kane kaluar ne nje tjeter.

Sepse e kuptuan qe piramida po shembet !!