Fillesa e Mega Holdings Albania ne Shqiperi (Rrefim)

Une vete jam takuar me Erdi Luca, Urim Shehu  dhe disa shoke te tjere te tyre Shqiptare qe studionin ne akademine ushtarake ne Ankara pas festes se 28-29 nentorit ne vitin 2014 kur une punoja akoma ne Ambasaden e Republikes se Shqiperise ne Ankara, Turqi.

Ideja per ta cuar kete skeme piramidale ne Shqiperi ka dal nga Ermal Hamzaj, po nje student tjeter Shqiptar ne Turqi por jo ne akademi. Ermali eshte futur ne kete mes ne fillim te vitit 2013 por cuditerisht ne 2015 dhe ne 2016 pothuajse ska dale fare ne skene ne mbledhjet dhe grupimet ne Shqiperi dhe ato ne Turqi me liderat e tjere si Erdin ose Urimin.

Ne kete foto eshte Ermal Hamzaj, Urim Shehu dhe Erdi Luca (personin e 4 nuk ja mbaj mend emrin)

Ne kete foto te bere ne festen e 28-29 nentorit ne 2014 eshte Ermal Hamzaj, Urim Shehu dhe Erdi Luca (personin e 4 nuk ja mbaj mend emrin)

Pas nje viti pra ne 2014 Erdi Luca me mer ne telefon 1-2 dite pas festes se 28-29 nentorit dhe me thote qe donte te takoheshim per nje pune ne lidhje me webdesign. Per arsyen se puna ime kishte te bente drejtperdrejt me Webdesign kam pranuar dhe jam takuar me ate nje dite me vone ne kafenene e quajtur Dubai, ne qender te Ankarase, vetem 100m nga sheshi Kizilay.

Pa u ulur ne tavoline e kuptova se per cfare behej fjale sepse nje shok qe isha me te njejten shtepi para disa vitesh me kishte “ofruar” nje pune te tille, ne te njejten menyre te quajtur QuestNet ose ndryshe Qnet. Nje firme qe eshte e ndaluar ne Turqi dhe para disa vitesh shume veta u hetuan dhe u denuan. Per lidhjen midis Qnet dhe Mega Holdings Kliko Ketu. Tek tavolinat rrotull kishte nga 3-4 persona qe i flisnin nje personi me nje tablet ne dore. Me tabletat ne fjale ata i shpjegonin te mirat dhe punen e mega holdings nga nje prezantim ne power point si KY pershembull.

Pasi hezitova dhe u thash jo ajo qe me tha Erdi Luca ishte qe une do isha krahu i majt i tij (sistemi eshte binary tree, domethene nje majtas e nje djathtas) dhe ne Shqiperi do benim goxha leke sepse rinia eshte e pashprese, e pa pune dhe cdokush ka qejf te bej leke shpejt ne menyre te rehatshme. Gjithashtu per te me mbushur mendjen me shpjegoi se ai kishte lene akademine ushtarake vetem e vetem qe te conte kete sistem ne Shqiperi. Pas shume kembenguljesh perseri u thash JO.
Ata e prune kete sistem ne Shqiperi ne fund te vitit 2014, dhe ne 2015 pasi mblodhi goxha veta poshte vetes se tij krijoi majen e piramides fillestare u rregjistrua si firme ne Tirane ku ka mar pjes edhe Ambasadori i republikes Turke ne Tirane, i cili thjesht ka qene prezent sepse kishte ortakeri Turke (Enes Olgun) dhe nuk ka qene i vetedijshem qe ajo ishte nje skeme piramidale por e dinte se ishte thjesht nje kompani per hosting dhe sherbime te tjera IT.