Genjeshtra #3 e Mega Holdings

Mega holdings ka organizuar nje si tip seminari ne Shqiperi te titulluar “From Zero To Hero” ne Prill te 2015, Grupimi i pare masiv i tyre ne Shqiperi. Vura re se tek posterat e ture (KETU) kane perdorur logon e Network Solutions si Sponsor apo mbeshtetes.

Kjo iniciative duket qarte qe eshte bere per te “mashtruar” syte e publikut sepse kur pash kete i shkruajta Network Solution dhe e pyeta nese kishte lidhje me kete seminar apo direkt me Mega Holdings dhe pergjigja qe u mor eshte (KETU). Si mund ta shikoni ne email ata e kane bere te qarte qe skane asnje pike lidhje me kete seminar apo direkt me firmen. Atehere lind pyetja, nese Network Solutions nuk eshte Sponsor ose nuk ka lidhje me kete atehere kush eshte arsyeja qe ajo logo eshte vene ne ate poster ?

Si mund ti besohet nje firme nese objektivi kryesor i saj eshte mashtrimi?