Genjeshtra #4 e Mega Holdings

PROactive Albania headshot - mashtrimi

Liderat e mega holdings ne grupin e tyre ne facebook proactive albania kane publikuar genjeshtren e rradhes. Ai eshte nje grup ku jane rreth 1000 persona te perfshire tashme ne sistemin piramidal te mega holdings dhe rreth 9000 persona te tjere qe jane shoket e shoqet e ketyre te perfshireve qe i ftojne ne kete grup sekret vetem e vetem ti mbushin mendjen me genjeshtrat, fjalet motivuese dhe mburrjet e tyre per nje jete luksoze.

Genjeshtra e fundit eshte qe sipas websitit businessforhome.org MegaHoldings renditet e 13-ta ne qershor te ketij viti.

Por kush jane kushtet e renditjes? Sipas tyre kushtet e pikeve per kete renditje jane si me poshte:

We have compiled this momentum list based on a number of key indicators, such as Facebook “Talking About”, Alexa Rankings, Simular web, social media engagement, our polls, and a number of undisclosed key indicators as we do not want “copy cats” steal our exclusive momentum algorithms

Talking about ne facebook? Kjo eshte dicka qe ata ne mega holdings dine me se miri, vetem te flasin me fjale te medha motivuese te lexuara diku tjeter e te mesuara permendesh!

Alexa rankings?  Si mund ta shikoni prej ketu  renditja ne alexa e faqes se megaholdings eshte pothuajse pertoke!! Ne keto momente ranku global eshte me poshte se 187.000 .

Similar Web? Similar web ska asnje lidhje me momentumin e nje firme apo websiti. Eshte thjesht nje trik i vogel pa pike lidhjeje.

Social media engagement? Del koka e madhe Enes Olgun-i e shkruan “Respekt” ne grup dhe urraaaaa me qindra veta komentojne ooo lideri yne keshtu e lideri yne ashtu. Kur ai nuk eshte lider, eshte thjesht nje njeri qe behet i pasur me leket e ketyre 1000 veteve ne komente qe shkruaje the best lider  🙂

Our Polls? Sa te sigurta jane keto sondazhe ne internet ne nje faqe te frekuentuar me se shumti nga njerezit e perfshire ne sistemin piramidal te mega holdings?

A number of undisclosed key indicators? Kjo eshte perralla e rradhes sepse vetem ne kete menyre mund te rendisin ke te duan e si te duan.

Tani si shkruajtem pak me siper, te rendisin ke te duan e si te duan. Lind pyetja se perse te bej dicka nje faqe si businessforhome.org ?

businessforhome.org eshte nje website i krijuar nga  Ted Nuyten.  Ted Nuyten eshte nje person qe merr pjese si orator e motivues ne mbledhjet qe bejne kompanite e network marketing dhe direct selling. Pra Ted’i flet per ate qe i paguan leket.

Ja dhe lidhja e ngushte e Ted Nuyten’it me Mega Holdings mund ta shikoni tek fotot me poshte.

 

Ted Nguyen ne mbledhjen e bere ne Turqi vitin e kaluar me Enes Olgunin, koka e ketij sistemi piramidal ne Shqiperi (per ata qe se dine)

Ted Nuyten ne mbledhjen e bere ne Turqi vitin e kaluar me Enes Olgunin, koka e ketij sistemi piramidal ne Shqiperi (per ata qe se dine)

businessforhome org mega holdings hong kong

Nje foto e publikuar ne websitin e Ted’it ku duket qarte Dr. Heidi, Pseudo doktor me origjine iraniane, nje nga kokat e megaholdings dhe ky bashke me numrin 2 te mega holdings ne Turqi Mesut Opengin dhe pseudo CEO-n e mega holdings ne hong kong (ku aktiviteti atje eshte zero)