Mashtrimi i rradhes nga Mega Holdings (Albania)

Pershendetje,
Me faktet qe kemi publikuar ne kete website deri mesot ne fakt mjaftojne per ti mbushur mendjen atyre qe kane dy fije tru qe mega holdings eshte mashtrim, thjesht nje skeme piramidale qe mos te jete e jashtligjshme ka nje pseudo-produkt ne mec, ECD kur ne fakt vete produkti jane njerezit qe futen ne kete sistem piramidal.

Mega Holdings Balkan

Keto 3-4 muajt e fundit Mega holdings Balkan ne faqen e tyre ne facebook qe nga shtatori i 2016 e deri tani ne janar te 2017 po reklamon produktin e rinovuar te tyre, nga ECD ne ECD Plus me disa vecori te reja per web design.
Gjithsesi sot do ecim me disa pyetje (retorike) rreth zhvillimeve te fundit te Mega Holdings dhe Mega Holdings Balkan.

Tani lindin pyetjet:

  1. Nese Mega Holdings eshte Firme nderkombetare e krijuar ne Hong-Kong perse websiti i reklamuar www.ecd.plus eshte me design ne Turqisht? (E patem thene me pare qe Mega Holdings nuk eshte nje firme nderkombetare sic eshte reklamuar)
  2. Nese Produkti i Mega Holdings eshte ECD + Domain perse domaini www.ecd.plus eshte blere nga godaddy dhe perse nuk eshte perdorur ECD per te bere designin e faqes por perdor nje design te gatshem?
  3. Gjithashtu perse nuk eshte hostuar ne Hosting qe perdor mega holdings por eshte hostuar ne nje firme turke (www.ni.net.tr) ?
  4. Te njejtat pyetje si 2 dhe 3 jane te vlefshme dhe per domainin tjeter www.ecdplus.com !! Perse?
  5. Paksa Jashte teme, Ne websitin e tij nje nga kokat e kesaj skeme piramidale Donald Zizo ka thene qe Mega Holdings operon ne 54 vende te ndryshme te botes prej 1999 kur domaini megaholdings.org ehste rregjistruar ne 2005 per here te pare dhe nuk operon gjekundi vecse ne Turqi, Azerbajxhan, Gjermani (nga Turqit atje) dhe ne vendet Ballkanike (nga mashtruesit qe mashtrojne te rinjte qe skane nxene mend nga skemat piramidale te 97′). Tani kur eshte krijuar Mega Holdings, ne 1999 apo 2005 ?

Hajdeni trima dhe flamurtar te Mega Holdings, presim pergjigje per keto pyetje prej jush qe jeni mashtruar tashme mirepo sdoni ta pranoni!
Sa me bindese te jene pergjigjet tuaja aq me mire per ne.