Mashtrimi tjeter qe ben Mega Holdings ne dite me diell

Nese e dini MegaHoldings ne mes si produkt ka domain + ECD.  ECD eshte nje software prej ku mund te perdorni design faqesh interneti te gatshme (Template) dhe ti modifikoni si te doni.

ECD = Everyone Can Design.

Enes Olgun on Twitter ECD Everyone can design everyone can do

 

Sloganin e kane te bukur, Cdokush mund te bej design ose te kompozoj por me sa duket Mega Holdings nuk eshte e afte ti afrohet perreth ketyre termave dhe jo te ulen e te bejne desijn.

Ne keto kohe Mega Holding Ballkan ne faqen e saj megaholdingsbalkan.com po perdor nje design qe njehere e nje kohe perdorej nga websiti meme i Mega Holding ne Turqi megagrupbilisim.com. Kjo mund te kuptohet fare lehte nga URL qe kane ne turqisht tek nenfaqet si “Mbi Kompanine” “Produktet” ose nenfaqet e tjera dhe gjithashtu duke pare designin qe perdorte me pare megagrupbilisim nga archive.org.

Por lind pyetja. Si eshte krijuar ky design? A eshte krijuar valle me produktin e tyre te famshem ECD qe jua marketojne te rinjve Shqiptare?

Sigurisht qe pergjigja eshte nje JO e madhe. Sepse asnje nga kokat e megaholdings ska asnje dije rreth programeve photoshop, Dreamweaver, apo gjuheve si HTML, PHP apo Java qe duhen per te bere diçka te tille.

Atehere nga na doli ky design? Kete design mund ta blej gjithkush te gatshem nga Platforma me e madhe e Desijneve per website te gatshme Themeforest per vetem 19$ .

Thjesht me disa modifikime te vogla ne html e kane bere te gatshem Turqit per faqen e tyre por me vone ndryshuan faqen e tyre me nje tjeter template te blere (ose te vjedhur, per ate skemi informacion) dhe kete design ja dhane te gatshem atyre ne Shqiperi dhe te pa ri-lishencuar sipas rregullave te themeforest sepse as per modifikime sbesoj se e kane dijen e duhur e jo per te koduar nga zero.

Gjeni 10 ndryshimet tek keto dy design me poshte

 

Mega Holding Balkan

Travelo Travel Tour Booking HTML5 Template

 

Me poshte keni nje Screenshot nga design i vjeter i websitit te megaholdings ne Turqi nese del ndonje trim dhe e mohon 🙂
Mega Holdings Calinti

 

Tani ai person qe ka dy fije tru dhe arsyeton dhe mendon minimumin qe mund te arsyetoje nje qenie njerezore do e kuptoj se si po mashtrohen rinia Shqiptare po nga nje rini Shqiptare e mashtruar nga disa Turkolesh.