(Refim) Se si u fut dhe si doli nga Mega Holdings Djali nga Kosova

Jam nje djalosh 25 vjecar nga Prishtina, ne muajin shtator njeri nga shoket e mi me tha se per mua ka nje ide fantastike qe do na beje shume para, me tregoi disa emra (Lideret e Mega holdings) se sa te pasur qe ishin duke punuar ne kete kompani (shenim i editorit: Kjo eshte menyra klasike e mashtrimit te tyre, shiko se sa ne luks jetojne ata, futu dhe ti ne kete mes me 1 milion leke dhe do jetosh dhe ti ne luks si ata).
Edhe pse une punoj ne nje kompani mjafte te madhe thash me vete perse te mos e punoj nje pune te dyte e te nxjerr ca fitime me te medha. Mua shoku ne fjale me therriste e me fliste cdo ore te dites (sepse ashtu mesohet ne trajnim) duke me kerkuar shumen qe duhej ta depozitoja ne Mega Holdings. Dhe duke i zene bese shokut, pas dy jave dergova shumen ne xhirollogarine e Mega Holdings ne Shqiperi. Jashte bankes pasi bera pagesen erdhi njeri nga sponsoret (ai qe ia kishte prezentuar kompanine shokut tim, domethene traineri i tij) me uroi mireseardhje dhe duke me thene se ke bere `zgjedhjen e duhur“. Tani qesh me vete si e kam ngrene kete.

Pastaj ndame rruget, une eca per ne punen time ate ne te tyren. Shoku im me tha qe trajnimi do ia fillonte gjate javes. Dhe trajnimi filloi, trajnimi perfshinte website, libra, seminare, udhetime e shume e shume gjera tjera. Ne fillim me dhane nje liber `Kush ma levizi djathin tim` qe ne fakt ishte gjeja me e bukur e kesaj ndodhie haha. E keshtu me radhe. Takimet zhvilloheshin ne kafet me te pavizituara nga banoret e Prishtines, ne vende ku ka pak ndriqim dhe duke folur me ze te ulet. Mbajta diten e dyte te trajnimit ku trajneri qe zakonisht jane 20 vjecare qe e kane marrur kete rruge e kane ngrene dhe skane nga te ikin derisa ti rimarrin parate e tyre, e ne trajnimin e trete dyshimet e mia filluan te me rriteshin kur trajneri ne fjale filloi te me fliste per Ponzi Scheme te kompanive tjera (Rreshqitje nga ana e tij) duke thene se Mega Holdings eshte kompania me tradite etj etj etj. Gjate kohes se trajnimeve po ashtu kisha edhe dyshime tjera, te gjithe ishin te lodhur e shihja ne fytyrat e tyre, te ngujuar ne punen e tyre te shpifur per ti mbushur mendjen te tjereve gjate gjithe kohes asnjeri nuk punonte me website.

Dyshimet sa vinin e rriteshin, keshtu qe vendosa te bej terheqjen nga Mega Holdings pasi qe kisha kohe 14 Dite (Cooling Off Period) dhe nuk iu tregova “sponzoreve te mi“ se e dija qe do me nxirrnin telashe, keshtu qe dalngadale me butesi iu thashe qe nuk dua te jem me pjese e juaja se kam te tjera qellime ne jeten time. Keshtu qe mu kthyen vetem 80% e shumes dhe jam mese i lumtur qe pata fatin ti ktheja te pakten disa nga parate e mia. Gjate kohes kur doja te terhiqesha pata `fatin` te takoja `drejtorin` e Mega Holdings ne Kosove hahahaa, njerez te shpifur, genjeshtare, matrapaze, hajdute te shkalles se pare qe ne kurriz te te tjereve kerkojne te pasurohen.

Leket me jane dhene ne dore nga njeri nga directors e mega holdings ne Kosove. Gjithashtu shuma qe u mbajt supozohej te ishte per taksat por mua nuk me eshte dhene ndonje kupon tatimor nga Mega Holdings ne Shqiperi!

PROactive BALKAN! grupi i fshehte ne FB ka rreth 754 anetare, 10 prej tyre jane admina Erdi Luca, Urim Shehu, Enjor Uka, Entela Culhaj, Jolinda Cotaj, Fatih Yazici, KOksal Eken, Enes Olgun, Mesut Opengin, Hedi Kherzzzadeh. Kur dikush flet kundra Mega Holdings e nxjerrin nga grupi per pak sekonda. Ne ate grup ka vetem mesazhe lavderimesh njeri tjetrit dhe thenie motivuese te mare nga burime te ndryshme.