(Rrefim) Skema e plotë se si funksionon mashtrimi i Maga Holdings

Jam dhe une pre e Mega Holdings dhe kam paguar 941$, ate nje 1$+ sepse ishte e diele dhe vetem nje banke ishte hapur ne Tirane. Arsyeja pse u nxita aq shume ishte nje shok I ngushte, qe prej 3 ditesh me merrte pa ndalim ne telefon duke me thene: “Eja futu cke ti do besh lek pafund ja me shiko mua”. Pjesa qe ata flisnin me shum, ishte pjesa e klikimeve nga webi. Puna eshte se cdo klikim ishte fake dhe i jashteligjshem dhe cdo here qe me telefononte thoshte qe: “Une jam ketu, jam une garant per ty, do te te ndryshoje jeta… Edhe u futa une bashke me shokun tim qe jam rritur. Nga 940$ per person sepse keshtu punojne ata per tua futur shokeve dhe njerezve te afert. Pasi e kuptova 100% se cdo gje ishte mashtrim kerkuam cdo gje pas, por me kot justifikime nga me te ndryshmet vetem qe mos te na takonin.

Ata pasi me futen mua, me ftonin ne disa takime te ashtequajtura (Trajnime) ku ishin te pranishem disa prej tyre qe ata i therrisnin trajnues. Gjate 2-3 oreve te flasin vetem si te flasim me shoket, me njerezit e aferm dmth per megen. “Nuk duhet ti thuash askujt qe ti akoma ske marre leke”, te thone. “Thuaj qe jam shume mire, jam i lumtur ne mega.

Ne takimin e pare te kerkojne te besh nje liste emrash me 125-130 persona. Ketyre te kerkojne tu vendosesh yje nga 1 deri ne 5. Yjet perfaqesojne sa besim kane keta persona tek ti dmth 1 ka pak dhe 5 ka shume. Tani normale 5 kush mund te jet!! Vellai, motra, rrethi familiar ose shoket e ngushte. Pasi e ben kete te kerkojne personave me 5 yje, t’i marresh ne telefon edhe ti ftosh te futen. Ne momentin qe ata pyesin sa lek fiton duhet ti shmangesh bisedes duke u kerkuar te vijne ne nje prezantim me dike nga mega. Padyshim nese i them shokut te ngushte futu, do te me besoje dhe nuk ta mendoje dy here. Keshtu funksionon kjo gje, fatmirsisht une e kuptova shpejt dhe nuk futa asnje person ose me sakt nuk mora me qaf asnje. Neve na mashtroi shoku jone 8 veta pune 10 ditesh nga 940$ personi”.

 

Shenim nga editori: Ne Turqi normalisht Mega Holdings pasi mban taksat (sigurisht nese te kane dhene kuponin tatimor, gje te cilen ne shume raste ne Shqiperi nuk e bejne) leket e tjera ti kthen pas 1 muaj nese sjeni i kenaqur. Por per ti kthyer leket te sorrollatin ca dhe duhet te kesh nerva te forta qe te kembengulesh e te marresh leket.