Si po mashtrohen të rinjtë

“Gjahu” kryesor per Ermal Hamzaj dhe Erdi Luca (Kokat kryesore qe e kane prure kete murtaje ne Shqiperi) kane qene gjithmone te rinjte. Edhe pse Ermal Hamzaj keto muaj po ri pas skenave, ai eshte siper Erdit ne piramide dhe ai eshte lidhja kryesore midis Enes Olgunit (kokes kryesore ne kete organizate) dhe Erdi Luces e ka thene hapur ne nje mbledhje me te rinj Shqiptar ne Ankara qe do e cojne kete sistem ne Shqiperi dhe vetem per disa muaj mund tja mbushin mendjen lehte te rinjve qe studjojne ne universitete ne Shqiperi.

20-vjeçarët e sotëm nuk i kanë të qarta përmasat negative që patën skemat piramidale të vitit 1997. Ekonomia e Shqipërisë dhe jeta sociale e vendit ka përjetuar dimensione të tjera pas atyre ngjarjeve ku mbi 205 mijë shqiptarë humbën 1.2 miliardë dollarë kursime në 24 firma piramidale. Vendi për pak shkoi në luftë civile dhe pas këtyre ngjarjeve, një pjesë e madhe e vlerave kombëtare dhe sidomos dokumentacionit, u zhdukën. Teksa për shumë familje shqiptare këto plagë janë ende të hapura, 20-vjeçarët e sotëm duket se janë pak të informuar për këtë tragjedi dhe pasojat e saj.

Teknologjia dhe avancimi i saj nga njëra anë dhe papunësia e lartë ndër të rinj (32%) nga ana tjetër po joshin gjithnjë e më shumë skema të sofistikuara të mashtrimit. Pikërisht këta 20-vjeçarë që janë njohësit më të mirë të teknologjisë, në kushtet e mungesës së tregut serioz të punës dhe me etjen për të siguruar të ardhura shpejt dhe pa lodhje, po bien çdo ditë e më shumë pre e mashtrimeve. Kompanitë që po grumbullojnë me shpejtësi vlerat financiare kanë zgjedhur një mënyrë të sofistikuar me marketing të drejtpërdrejtë, duke i kontaktuar personat jo nga telefoni, po direkt. Janë përzgjedhur përgjithësisht disa punonjës të rinj që bëjnë ofertat për të rinj. Ata prezantohen si modele të rreme të personave që fitojnë mijëra euro në muaj nga klikimet në internet. Takimet kryhen në ambiente universitetesh dhe në zona që popullohen nga të rinjtë, pershembull kafenete. Bëjnë disa prezantime në ‘power point’ (shembull prezantimi ketu) dhe në këtë mënyrë arrijnë të krijojnë besueshmëri të mjaftueshme. Aq sa shumë të rinj kanë hyrë në borxhe për të investuar në këto skema.

Personat që kanë rënë viktima të këtyre skemave, por që duan të ruajnë konfidencialitetin, për shkak se shpresojnë të marrin paratë, pohojnë se, kanë më shumë se një vit në marrëdhënie me kompaninë e mashtruese dhe nuk po marrin paratë mbrapsht. Disa prej tyre janë në konflikte me familjet e tyre, pasi kanë nxitur të tjerë të afërm për të investuar në shërbime me vlerë më të shtrenjtë se tregu në këmbim të fitimeve që kurrë nuk i kanë marrë.

Disa prej të rinjve të mashtruar kanë zgjedhur të denoncojnë online skemën e mashtrimit, por të tjerët duket se janë drejtuar edhe në polici.