Si ta kuptoni nese nje firme eshte Skeme Piramidale apo jo

Shoqata Amerikane e shitjeve drejtperdrejt ( Direct Selling Association ) ne te cilen jane anetaresuar me shume se 200 kompani nderkombetare ne fusha te ndryshme por qe i shesin produktet dhe sherbimet e tyre ne sistemin e Network Marketing ofron nje manual te thjeshte per te kuptuar nese nje firme eshte legale dhe ju ofron nje mundesi per te punuar dhe fituar apo eshte nje firme illegale ose gjysem-legale qe operon me nje skeme piramidale.

Me poshte do gjeni disa nga pikat kryesore qe e ndan nje Network Marketing legal nga ai ilegal sipas DSA.

 

Network Marketing Legal

  • Të siguron informacion të saktë në lidhje me kompaninë, produktet e saj dhe çfarë mund të presin si një shitës të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
  • Paguani një tarifë minimale për te marr pjese. Kostoja mesatare për tu anetaresuar është $ 99 dhe zakonisht përfshin artikuj të tillë si mostra, katalogje, formular  dhe mjete të tjera që ndihmojnë shitësin te fillojë shitjen.
  • Kanë një produkt ose shërbim që është konkurrues në treg dhe mund te blihet nga ana e përdoruesit përfundimtar.
  • Kërkojnë shitësit për të mbajtur pak ose aspak inventar dhe ka një politikë per te paguar anetarin mbrapsht nese heq dore brenda nje afati te caktuar (zakonisht 30-90 dite).
  • Kompensimi bazë kryesisht varet nga shitjet e produkteve dhe shërbimeve tek përdoruesit përfundimtar. Kompensimi mund të gjenerohet nga të dyja shitjet e tuaja apo shitjet e të tjerëve që keni rekrutuar poshte jush.

avon-products-logoSi shembull per nje Network Marketing legal mund te japim firmen AVON. Avon eshte nje firme e mirenjohur. Pagesa per te marr pjese ne Avon ne shumicen e kohes eshte vetem 1 Euro, normalisht shkon deri ne 10 Euro.  Nga kjo pagese ata ju ofrojne katalogje dhe disa produkte mostra per ju qe te filloni te beni shitjen e produkteve te Avon sa me pare. Cmimet e produktet kozmetike te Avon jane pothuajse te njejte me rivalet e tyre, ndonjehere pak me te shtrenjte ndonjehere shume me te lire. Avon te lejon te punosh pa stok ose me shume pak stok dhe gjithashtu te ofron marrje stoku mbrapsht nese nuk e shet. Nga shitjet e produkteve te avon personi mund te fitoj deri ne 30% komision dhe 5% komision nga shitjet e personave qe ka rekrutuar poshte vetes se tij.

Network Marketing Ilegal

  • Premtimi i te ardhurave të mëdha me pak përpjekje.
  • Premtimi që mund të fitojnë të ardhura të konsiderueshme vetëm për rekrutimin e njerëzve në kete sistem.
  • Mund ose nuk mund të ketë një “produkt” për të shitur, por nëse ka ajo në përgjithësi ka pak ose aspak vlera aktuale. Gjithmone flitet se sa shume mund te fitosh, detaje rreth produktit jane te pakta.
  • Të bindin qe nuk kalohet jeta ne nje pune normale dhe se ti ke potencial per me shume se aq.
  • Tarifa të mëdha për të marrë të përfshirenë formën e një pagese të detyrueshme për “produktin” qe ofron.
  • Ushtrojne presion  tek njerëzit për të marr pjese menjëherë duke thene qe sa me pare te marresh pjese aq me shume do fitosh ose kjo mundësi nuk do të jetë në dispozicion më vonë.
  • Kompensimi behet kryesisht ose vetem nga aktiviteti i rekrutimit te te tjereve dhe jo nga shitja e produkteve ose sherbimeve qe ofrohen nga ajo komapani.

Nje pyetje per ata qe u eshte ofruar nga shoqeria ose kushurinjte e tyre te futen sistemin e Mega Holdings dhe per ata qe jane futur tashme dhe jane pjese e ketij sistemi piramidal. Ju duken familjare keto pika me larte? Nese pergjigja juaj eshte PO atehere me vjen keq por kam nje lajm te keq per ju. Me vetedije ose pa vetedije po beheni pjese e nje sistemi mashtrimi piramidal te jashtligjshem. Kur ju prezantohet megaholdings ne Shqiperi ne ndonje kafene nga shoket tuaj i vini re slideshow te pergatitur me powerpoint. Me shume slidera ka me objekte luksoze dhe sa shume leke do fitoni se sa ne lidhje me vete produktin  ECD Website Builder.

Mega Holdings ju ofron ECD Website Builder, nje software per webdesign jo aq perfekt per rreth 250$ (750$ per 2 vjet) ne vit kur shume kompani si Godaddy apo Blue Host ofrojne Website Builder + domain + host me nje cmim vetem 50$ ne vit. Ka dhe kompani te tjera qe e ofrojne me lire akoma, por nese llogarisni cilesine me cmimin Blue Host me 50$ ne vit duket si oferta me e mire nese keni nevoj per nje website.  Por mos te harrojme qe maksimum vetem 1-3% e atyre qe jane futur ne sistemin e megaholdings kane vertete nevoj per nje website personal, te tjeret jane futur ne sistem jo per produktin ne fjale, por per te fituar leke nga shoqeria dhe miqesia e tyre.

Per me teper informacion rreth firmave piramidale dhe jo atyre piramidale ne network marketing ne anglisht mund ta gjeni ketu .