Genjeshtra #1 e Liderave dhe prezantuesve te Mega Holdings

Nje genjeshter kryesore e liderave dhe prezantuesve te Mega Holdings eshte qe Mega Holdings eshte nje kompani qe ka filluar pune ne 1999. Por e verteta qendron ndryshe.

Nese shikojme certifikatat e rregjistrimit te Mega Holdings do shikojme qe ne Malajzi eshte hapur ne 2005 (nje date e njejte me rregjistrimin e domainit te tyre dhe pas 6 vitesh, ne 2011 rregjistrimi i kompanise eshte zvendesuar ne Hong Kong. Perse Hong Kong? Sepse Hong Kong eshte nje parajse fiskale per kompani te tilla, kompani jo te qarta me punet qe bejne ne sektorin e Network Marketing.

2011 eshte data kur MegaHoldings eshte sistemuar ne Iran dhe kryesisht ne Turqi. Ne Turqi ne 2012 Mega Holdings i eshte anulluar lishenca per Network Marketing (Shitje dere me dere) dhe ne 2013 Duke hapur nje firme tjeter me emrin Mega Grup Bilisim ata jane vendosur ne Stanboll mirepo edhe lishenca e kesaj kompanie te re eshte anulluar nga shteti Turk.

Mega Grup Lishenca e anulluar

Vetem kjo genjeshter mjafton per te menduar 3 here perpara se te futesh ne kete sistem piramidal. Por se shpejti do shtrojme akoma me shume argumenta rreth Mega Holdings dhe mashtrimit te ketij sistemi piramidal ne Shqiperi.